Flash News

E-TJERA

Kongresmeni amerikan në Tiranë, viziton bazën ajroje të Kuçovës; NATO investon 58 mln dollarë

Kongresmeni amerikan në Tiranë, viziton bazën ajroje të
Në foto: Ambasadorja amerikane Yuri Kim me kongresmenin e SHBA, Mike Quigley

Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Quigley ka mbërritur në Shqipëri, ku do të qëndrojë dy ditë, në datat 18 dhe 19 gusht.

Ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim që priti kongresmenin amerikan, me të cilin zhvilloi një takim së bashku me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit Begaj, për të vizituar më pas bazën ajrore në Kuçovë.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarë nga NATO, për të modernizuar atë në mbështetje të transportit ajror, logjistikës dhe trajnimeve të NATOS-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

 

Të fundit