Flash News

E-TJERA

Konjufca nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga homologu Gramoz Ruçi

Konjufca nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga homologu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Shqipëri për vizitën e tij të parë zyrtare, pas konstituimit të parlamentit të ri në Kosovë.

Ai është pritur nga homologu Gramoz Ruçi, ku në përfundim të takimit të dy do të mbajnë nëj konferencë për mediat. Më pas, në orën 11:30 ai do të takohet në presidencë me Kreun e Shtetit Ilir Meta.

Pjesë e vizitës zyrtare në Tiranë është edhe takimi me kryedemokratin Lulzim Basha në orën 12.30 në selinë blu. Kjo vizitë zyrtare vjen në një kohë, kur pritet të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kur po diskutohet liberalizimi i vizave.

Të fundit