Flash News

E-TJERA

Konjufca për raportin Shqipëri-Kosovë: Bashkëpunimi duhet të forcohet, jo si dy fqinje të mira, por si një komb i vetëm

Konjufca për raportin Shqipëri-Kosovë: Bashkëpunimi duhet
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaroi se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, duke theksuar se kështu duhet të jetë edhe politika e bashkëpunimi.

Ai bëri me dije se me Ruçin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha. Konjufca theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet ta forcojnë bashkëpunimin jo vetëm si fqinje të mira, por si një komb.

"Ne po e vazhdojmë traditën e mirë të shtetit tonë që vizitën e parë të kreut të Kuvendit të Kosovës e bën në republikën e Shqipërisë. Ne kemi interesa të njëjta sepse jemi një komb, ndaj unë mendoj se të tillë duhet t'i kemi edhe politikat.

Ne diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në disa fusha. Unë mendoj se bashkëpunimi duhet të ngrihet në një nivel tjetër, jo si dy vende fqinje të mira, por si dy vende që konstituojnë një komb të vetëm", tha Konjufca.

Ky i fundit tha se lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë, duke kërkuar që të mbrohet nga të gjithë. Kështu u shpreh Konjufca gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun Gramoz Ruçi.

Vizita e kryeparlamentarit të Kosovës do të vijojë në presidencë, ku do të pritet nga Kreu i Shtetit Ilir Meta dhe më pas në selinë blu nga krydemokrati Lulzim Basha.

Të fundit