Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Turizmi mbetet një nga sektorët më informalë në vend. Deri në vitin 2022, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit të INSTAT, të ardhurat nga shitjet neto në sektorin e akomodimit ishin 32 miliardë lekë, ose rreth 320 milionë euro dhe kishte rreth 12 mijë të punësuar.
Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, për strukturat akomoduese sipas kategorizimit, në korrik 2024 ishin 1845 struktura në të gjithë vendin, që ndahen në hotel, bujtinë, njësi fjetje me mëngjes.
Deri në fund të vitit 2022, njësitë akomoduese të regjistruara kishin rreth 50 mijë dhoma dhe mbi 110 mijë shtretër, sipas INSTAT.
Gjatë dy viteve të fundit, numri i tyre vlerësohet të jetë shtuar pas investimeve në zgjerimin e “FAFA Resort”, ndërtimit të hotelit të “Melia” në Gjirin e Lalëzit dhe të shumë hoteleve të tjera.
Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, pjesa më e madhe e të cilit mbetet informal.
P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 85 milionë euro, ose 25% e të gjithë sektorit formal në 2022, ndërsa ishin mesatarisht rret 20 mijë njësi banimi të listuara.
Aktorët e tregut pohojnë se platforma tjetër Booking sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, sërish mbetet informale.
Në fund të vitit 2023, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.
Synimi i Tatimeve ishte që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve, por kjo nismë duket se ka mbetur pezull, për shkak të vështirësive në identifikimin e pronarëve.
Së fundmi, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pohoi se në kuadër të rritjes së turizmit dhe monitorimit të tij, do të krijohet platforma E-Visitor, që nga viti 2025 do të mbledhë të dhëna të sakta për numrin e vizitorëve dhe rezervimet nga platformat si Airbnb dhe Booking.
“Kjo platformë do të ndihmojë në uljen e informalitetit nga strukturat e akomodimit dhe në përmirësimin e monitorimit të sektorit turistik”, – tha ministrja.
Rritja e turizmit ka nxitur dhe investimet në hoteleri, sidomos në zonat bregdetare. Vitet e fundit është shtuar numri i hoteleve që renditen në listën e më të mëdhenjve, si nga xhiro, ashtu dhe fitimi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2023, qarkullimi vjetor i 8 hoteleve më të mëdha në vend ishte 6.8 miliardë lekë, ose rreth 68 milionë euro, ndërkohë që të ardhurat e tregut të Airbnb ishin 50 milionë euro në 2023 dhe 85 milionë euro në 2024.
Në total për 2024 u regjistruan 1.28 milionë net-qëndrime nëpërmjet Airbnb, me rritje prej 70% me bazë vjetore, pjesa më e madhe e të cilave mbeten të padeklaruara.
Vetëm në gusht u shënuan 271 net-qëndrime në AirBnb, që sipas të dhënave të tjera të INSTAT përbën rreth 23% të totalit për gushtin.
Nëse vlerësohet që po kaq net-qëndrime janë gjeneruar dhe nga Booking, informaliteti në këtë sektor është rreth 50%.
“The Plaza Tirana” është hoteli më i madh në vend dhe deklaroi të ardhura prej 1.15 miliardë lekësh në vitin 2023, me tkurrje prej 13% me bazë vjetore. Edhe fitimet ranë me 19% në 97 milionë lekë. Norma e fitimit ishte vetëm 8%.
Sipas burimeve nga kompania, ecuria negative lidhet kryesisht me zhvlerësimin e Euros, që ka ulur ndjeshëm të ardhurat, si dhe informalitetin e lartë në treg, që nuk e mundëson vendosjen e çmimeve të larta sipas kategorizimit të yjeve.
“Rafaeolo Resort” është struktura e dytë më e madhe hoteliere në vend. I vendosur në Shëngjin prej gati dy dekadash, është zgjeruar vit pas viti.
I nxitur nga kërkesa e lartë e turistëve nga Kosova, është ndër të parët që zbatoi konceptin e “all inclusive” (të gjitha të përfshira). Edhe ky hotel po vuan nga rënia e Euros. Të ardhurat në vitin 2023 ishin 1.14 miliardë lekë, me tkurrje 20% me bazë vjetore.
Edhe fitimet ranë me 68% në 179 milionë lekë. Norma e fitimit zbriti në 15.6%. Bledar Shima, Menaxher i “Maritim Rafaelo Resort” pohon se “kostot llogarisim se janë rritur diku te 15-20% dhe peshën kryesore e mban zhvlerësimi i Euros”.
“Management Hospitality Albania”, që ka në menaxhim hotelin “Melia” në Gjirin e Lalëzit, një investim i “Concord Investment”, dhe pjesë e zinxhirit spanjoll të hotelerisë, “Melia” ka deklaruar të ardhura prej 1.2 miliardë lekësh në vitin e parë të plotë të aktivitetit, duke u ngjitur në resortin e tretë më të madh në vend.
Fitimet ishin 224 milionë lekë, me një normë prej 18.7%. Juan Tuñon, Menaxher i Përgjithshëm i “Melia Durrës” pohon se “Melia” e identifikoi vizionin e turizmit pesë vjet më parë, “prandaj ne kemi nënshkruar tashmë 19 projekte me markën tonë për pesë vitet e ardhshme.
Hyrja e markave të tjera ndërkombëtare do të rrisë konkurrencën e destinacionit. Shumëllojshmëria e segmenteve të tregut do ta bëjë vendin më tërheqës, por është thelbësore që këto segmente të përcaktohen qartë sipas zonës”.
“Golden Eagle”, që menaxhon “Rogner Tirana” raportoi gati 800 milionë lekë të ardhura, me tkurrje të lehtë vjetore 1%. Shoqëria rezulton me humbje.
“Grand Blue FAFA Resort” është struktura më e madhe hoteliere në zonën e Durrësit dhe Golemit. E hapur në vitin 2020, shoqëria realizoi të ardhura prej 756 milionë lekësh në 2023, me zgjerim prej 29% me bazë vjetore dhe fitime prej 48 milionë lekësh.
Struktura tjetër “FAFA Resort” raportoi të ardhura prej 700 milionë lekësh në vitin 2023 dhe fitime 171 milionë lekë.
Të dyja strukturat së bashku qarkulluan gati 1.5 miliardë lekë, duke e bërë grupin “Fafa” më të madhin në vend nga të ardhurat sa u përket njësive akomoduese në bregdet.
“Ne aktualisht si grup kemi rreth 850 dhoma apo 1800 shtretër. Sigurisht që dëshira dhe planet tona janë për t’u zgjeruar, por mundohemi që të bëjmë hapa sipas mundësive që kemi”, pohon Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”.
Ai shton se kostot kanë shënuar gjithashtu rritje, “por ajo që realisht na ka rënduar më shumë është zhvlerësimi i Euros”.
Po në zonën e Golemit “Brilant Hotel & SPA” dhe “Bonita” kishin të ardhura nga rreth 500 milionë lekë secila.
“Geci” që administron “Hotel Tirana”, raportoi të ardhura vetëm nga Hoteli prej 663 milionë lekësh, ose 27% të totalit të aktivitetit./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38