Flash News

E-TJERA

Tregu konkurrues i kokainës, raporti i Europol: Belgjika portë hyrëse në Holandë, roli i bandave shqiptare si furnizues

Tregu konkurrues i kokainës, raporti i Europol: Belgjika portë
Foto ilustruese

E larmishme dhe konkurruese. Këto janë ndër karakteristikat e tregtisë së kokainës në vendet e Evropës sipas një raporti të Europol dhe UNODC të quajtur "Cocaine Insight".

Në bazë të raportit thuhet se dinamika e re e tregut të kokainës, përafaqëson një kërcënim dhe shqetësim për sigurinë evropiane dhe atë globale. Fragmentimi i peizazhit kriminal në vendet burimore ka krijuar mundësi të reja për rrjetet kriminale evropiane për të marrë një furnizim të drejtpërdrejtë me kokainë, duke ndërprerë ndërmjetësit.

Kjo konkurrencë e re në treg ka çuar në rritjen e furnizimit me kokainë dhe rrjedhimisht në më shumë dhunë, një tendencë e zhvilluar në "Vlerësimin e Kërcënimit të Krimit të Rëndë dhe të Organizuar të Europol 2021". Monopolet më parë dominuese në furnizimin me shumicë të kokainës në tregjet evropiane janë sfiduar nga rrjetet e trafikimit. Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor, për shembull, kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit dhe kanë siguruar një vend të spikatur në furnizimin me shumicë të kokainës.

Autoritetet belge raportuan se marokenët mbanin lidhje të ngushta përtej kufirit me Holandën, ndërsa grupet e etnisë shqiptare ishin të përfshira në sigruimin dhe eksportin e lëndës narktoike të llojit kokainë. Autoritetet bekge raportuan se grupet marokene dhe ato shqipfolëse të përfshira në nxjerrjen e kokainës nga porti, e kanë zgjeruar rolin dhe aktivitetin e tyre në tregtimin e kokainës dhe zhvillimin e kontakteve me Amerikën e Jugut.

Tregu konkurrues i kokainës, raporti i Europol: Belgjika portë

Julia Viedma, Shefe e Departamentit të Qendrës Operative dhe Analizuese në Europol tha: “Trafikimi i kokainës është një nga shqetësimet kryesore të sigurisë me të cilin po përballemi në BE tani. Gati 40% e grupeve kriminale aktive në Evropë janë të përfshira në trafikun e drogës dhe tregtia e kokainës gjeneron fitime kriminale prej shumë miliardë eurosh. Të kuptuarit më mirë të sfidave me të cilat përballemi do të na ndihmojë të përballojmë në mënyrë më efektive kërcënimin e dhunshëm që përfaqësojnë rrjetet e trafikut të kokainës për komunitetet tona. ”

 

Të fundit