Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Konkursi për gradat në Policinë e Shtetit, “digjen” dhjetëra oficerë!

Fiks Fare denoncoi veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit, e cila u ka djegur gradën dhjetëra oficerëve.
Në vitin 2024 u bë një konkurs për gradën nga n\komisar në komisar. Fitonin gradë ata që merrnin mbi 70 % të pikëve. Gradën e fituan 406 oficerë. 320 u emëruan direkt (dhe morën gradën) dhe pjesa tjetër në listë pritje. Kishte një klauzolë që, nëse nuk emërohej në vend pune ekuivalente me gradën e re, atëherë digjej grada.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” janë ankuar dhjetëra oficerë policie që kanë konkurruar në vitin 2024 për gradën nga n/komisar në komisar. Pas konkursit, 320 oficerë janë emëruar në vendet vakante apo në ato që kanë qenë dhe kanë përfituar gradën e re. Ndërkohë, në atë kohë ka pasur dhjetëra vende vakante të tjera dhe oficeret që kanë marrë mbi 70 % ishin në liste pritje.
Fiks Fare ka faktuar se, nga muaji maj 2024 deri në muajin prill 2025 janë emëruar dhjetëra oficerë policie në vendet vakante, por jo sipas renditjes së konkursit, por sipas preferencave. Policia e Shtetit bëri emërime nga kjo listë pritje jo sipas renditjes, përshembull të emërohej i 321-ti, 322 e me radhë, por emëroi dhe u dha gradë oficerëve të renditur poshtë tyre, 327, 341, 382, 399, 406! Janë të paktën 12 emërime të kryera të verifikuara nga Fiks Fare në bazë preferenciale, ndërkohë që lista është shumë herë më e gjatë.
Mësohet se është bërë një diferencim, ku p.sh oficeri i renditur i 321 nuk është emëruar dhe për rrjedhojë i është djegur grada dhe nga ana tjetër kanë marrë gradë dhjetëra oficerë të renditur pas tij! Gjithashtu kanë marrë gradë edhe ata oficerë që kanë qenë me vende pune që korrespondonte me gradën komisar. Fiksi ka mësuar se disa oficerë i janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative, duke paditur Policinë e Shtetit. Proceset janë në vijim e sipër. Sipas ankesave, e njëjta situatë ka qenë edhe me konkursin e gradës nga komisar ne kryekomisar, ku janë emëruar 200 oficerë dhe pjesa tjetër janë në liste pritje.
Fiksi bisedoi edhe me kreun e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta. Ai tha se ka një mori problematikash me konkurset e gradave në Policinë e Shtetit. Sipas tij, emërimet janë preferenciale dhe nuk zbatohet meritokracia. Më tej shton se, janë bërë ligje dhe rregullore që i japin disa kompetenca drejtorit të Policisë së Shtetit, si për shembull të mbajë deri në 1 vit një oficeret në poste drejtuese edhe pa gradë.
“Gjatë këtij viti bën konkurs dhe ky oficer, edhe nëse nuk është ndër të parët (siç ka ndodhur edhe në konkursin e 2024-ës), e merr gradën edhe para atyre të renditur më sipër me pikë” shton ai. Fishta thotë se nëse ka oficerë që s’kanë qenë në pozicione pune ekuivalente me gradën dhe janë emëruar gjatë vitit të fundit dhe kanë marrë gradë, atëherë kemi shkelje dhe shpërdorim detyre.
Fiksi i dërgoi disa pyetje Policisë së Shtetit se çfarë ka ndodhur me oficerët që s’u emëruan? Duhet të futen sërish në konkurrim? Sipas ankesave, e njëjta situatë ka qenë edhe me konkursin e gradës nga komisar në kryekomisar, ku janë emëruar 200 oficerë dhe pjesa tjetër në listë pritje. Çfarë do të ndodhë me oficerët që s’u emëruan? Dhe, a ka aktualisht meritokraci në radhët e Policisë së Shtetit? Nëse po, në çfarë përqindje? Policia thotë se ka zbatuar rregulloret dhe ligjin, por pa specifikuar veprimet se u emëruan oficerë jashtë renditjes. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38