Flash News

E-TJERA

Konstatohet një bakter i rrezikshëm te salçiçet “Wudy”, AKU ngre alarmin: Mos i konsumoni!

Konstatohet një bakter i rrezikshëm te salçiçet

Një bakter i rrezikshëm është konstatuat në disa prodhime të markës së salçiçeve “Wudy” që shiten në Shqipëri.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin dhe bën me dije se bakteri “Listeria monocytogenes STI55” përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Bakteri është konstatuar pas disa analizave laboratorike të kryera në Itali.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Të fundit