Flash News

E-TJERA

Konsumi, prodhimi dhe eksporti i energjisë në rënie/ Shifrat që dëshmojnë krizën që ka përfshirë vendin

Konsumi, prodhimi dhe eksporti i energjisë në rënie/ Shifrat

Kriza energjitike është kthyer në një shqetësim serioz në vend. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 3,5 %. 

Kështu raporton Instituti i Statistikave, duke theksuar se prodhimi vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 38.1%, krahësuar me vitin e kaluar.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 38,3 %, nga privatët dhe koncensionarët 60,9 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 0,8 %.

Ulja e prodhimit vendas ka çuar në rritje të importit me 2,9 herë. Treguesit bëjnë me dije se eksporti bruto i energjisë elektrike ka shënuar një rënie të fortë prej 55,1 %.

Sipas INSTAT, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u ul me 1,9 % në tremujorin e dytë të vitit. Ndikimin më të madh e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë.

Të fundit