Flash News

E-TJERA

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 23-vjeçarja nga Durrësi

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 23-vjeçarja nga

Një 23-vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në banesën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë.

Gjendja e saj është rënduar dhe është transportuar më pas për mjekim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit