Flash News

E-TJERA

Konsumuan kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari vret me thikë rumunin, e qëllon 62 herë në trup

Konsumuan kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari vret me
Marian Savu

Një u qëllua me thikë rreth 62 herë në publik, nga një shqiptar pas një feste në Birmingham, Angli.

Mediat angleze shkruajnë se Marian Savu, 43 vjeç, nga Rumania, baba i tre fëmijëve u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar.

Sipas mediave, Savu ishte larguar me vrap për t'i shmangur sulmuesit, por Hasa e ndoqi atë duke e  goditur vazhdimisht me thikë viktimën në rrugë para publikut, raportoi Birmingham Mail.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa persona të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 02:00, ata raportohet se kanë konsumuar kokainë edhe me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa nxori një thikë, i vuri krahun Savu-së në qafë si një mënyrë miqësore dhe dyshohet e ka qëlluar fillimisht.

Personat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi.

Të fundit