Flash News

E-TJERA

119 kg kokainë në kontejnerin me banane, lirohen nga qelia dy inspektorët e AKU dhe agjenti doganor

119 kg kokainë në kontejnerin me banane, lirohen nga qelia dy

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dhënë liri dy agjëntëve të AKU-së dhe agjentit doganor, të arrestuar për ngarkesën e 119 kg kokaine në kontejnerin me banane në Tiranë.

GJKKO ka caktuar masën e sgiurisë “Arrest në shtëpi” për agjentin doganor Julian Mehori dhe dy inspektorët e AKU-së, Bujar Qyrku dhe Lavdosh Zerbaj.

Tre të arrestuarit manipuluan pamjet e skanerit ku kaloi ngarkesa me banane, duke e nxjerrë kontejnerin e pastër dhe pa kokainë brenda. Punonjësit u akuzuan për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosndjekje e procedurave standarde te kontrollit”.

Sasia e kokainës së sekuestruar vinte nga Amerika Latine.

Të fundit