Flash News

E-TJERA

Kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

Kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin

GJKKO ka lënë në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili u ekstradua nga Spanja, pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar me 10 mijë euro punonjësin e policisë dhe ka vjedhur bashkë me disa persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit.

Ndaj Juxhin Kokës tij ishte caktuar masa sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve nga SPAK, ka rezultuar se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10 mijë euro ryshfet punonjësit të policisë Armand Marvataj, me qëllim që ky i fundit të lejonte nxjerrjen e paligjshme të naftës së sekuestruar nga anija, më 27.1.2025.

Mbrëmjen e po asaj date, në bashkëpunim me anëtarët e ekuipazhit, nafta u transportua ilegalisht jashtë anijes, pavarësisht se ajo ishte nën sekuestrim të vendosur më 12 janar, gjatë operacionit të koduar “Ari i zi”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e efektivit të policisë, Armand Marvataj, është sekuestruar edhe shuma prej 10.000 euro, e konsideruar provë materiale e veprës penale të korrupsionit.

Të fundit