Flash News

E-TJERA

Kontrabandë me ilaçe gjatë pandemisë, lirohet nga qelia administratori i ‘FarmaNet’

Kontrabandë me ilaçe gjatë pandemisë, lirohet nga qelia

Administratori i ‘FarmaNet Albania’ Sokol Topçiu është liruar sot nga qelia, pasi ra në pranga si pjesë e një skeme për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

Gjykata vendosi lirimin e Topçiut nga qelia dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Lirimi i Sokol Topçiut vjen 3 ditë pas lirimit të 6 të arrestuarve të tjerë, të cilëve po ashtu iu caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Administratori i “FarmaNet” u arrestua më 11 tetor. Në kërkim janë edhe 5 persona si të dyshuar të përfshirë në skemën e kontrabandës së ilaçeve që përdoreshin për të kuruar pacientët e Covid-19.

 

Të fundit