Flash News

E-TJERA

“Kontrabandë vaksinash me Di Maion”, kërkohet hetim parlamentar për deklaratën e Ramës

“Kontrabandë vaksinash me Di Maion”, kërkohet hetim

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë, gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Bergamos, se vaksinat e Covid-19 i siguroi përmes një ‘kontrabande’ me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio.

“Njerëzit kishin frikë dhe ne mbetëm si peshku pa ujë, pasi nuk po siguronim vaksina anti-Covid. E pyeta Luigin: a mund të na japësh doza të paktën për mjekë dhe infermierë? Pfizer kishte një kontratë shumë kapitaliste me qeveritë: Unë ju jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni askujt. Luigi tha: Do të ishte një gjë shumë serioze! Por ne e bëmë këtë me shërbimet sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit”, ka deklaruar Rama nga Italia.

Vetë Rama tha dje nga Kuvendi se deklarata ishte bërë e gjitha në kuadrin e një shakaje duke kritikuar mediat se kishin nxjerrë nga konteksti fjalën e tij. Mirëpo, nxjerrja nga konteksti siç pretendoi Rama, duket se nuk ka ndodhur vetëm me mediat shqiptare.

Në Itali po kërkohet hetim parlamentar për deklaratën e bërë nga Rama, për të kuptuar më qartë se çfarë ka ndodhur jo vetëm për episodin e thënë nga Rama, por menaxhimin e krizës së pandemisë.

Nga ana tjetër, qeveria italiane dhe vetë ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, nuk ka bërë asnjë koment për deklaratën e kryeministrit Rama.

 

Të fundit