Flash News

E-TJERA

Kontrabandonin barna, arrestohet farmacisti dhe magazinieri i medikamenteve në Tiranë

Kontrabandonin barna, arrestohet farmacisti dhe magazinieri i medikamenteve

Policia e Tiranës  ka arrestuar një farmacist dhe pronarin e një depoje farmaceutike, pasi tregonin barna pa pullë fiskale.

Të arrestuarit janë E.H, 46 vjeç që kishte farmacinë dhe Q.H, 35 vjeç, për depon e barnave. Sasia e produkteve farmaceutike pa pullë fiskale llogaritej 17 mijë euro.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor "Medikament"  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme. U arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E. H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga  Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro.”

Të fundit