Flash News

E-TJERA

Kontrabandonin karburant me autobot, përfundojnë në pranga dy persona në Fier

Kontrabandonin karburant me autobot, përfundojnë në pranga dy

Dy persona janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pas zbulimit të një rasti kontrabande me karburant të transportuar me autobot.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe u kodua me emrin “Liquid”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Blertian Dulaj, 49 vjeç, dhe Mario Margilaj, 58 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kërkim është shpallur shtetasi E. R., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të paligjshme.

Hetimet pritet të zbardhin edhe rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së karburantit dhe burimin e furnizimit.

Të fundit