Flash News

E-TJERA

Kontrabandonte ilaçe dhe veshje nga Greqia, arrestohet 45-vjeçari në Kapshticë

Kontrabandonte ilaçe dhe veshje nga Greqia, arrestohet 45-vjeçari

Është goditur një rast kontrabande në pikën kufitare të Kapshticës. Një 45-vjeçar u arrestua teksa po kalonte nga Greqia drejt Korçës, medikamente mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës.

Policia ka sekuestruar medikamentet dhe veshjet, si edhe automjetin me të cilin po udhëtonte 45-vjeçari dhe ku i kishte fshehur.

“Sekuestrohen medikamente mjekësore, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia dhe një automjet. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të licencuara””, thuhet në njoftim.

Të fundit