Flash News


E-TJERA

Kontratë “faraonike” për dy vite, skuadra arabe i ofron 600 milionë euro Lionel Messi-t

Kontratë “faraonike” për dy vite, skuadra arabe i ofron

Lionel Messi vazhdon të jetë në qendër të mërkatos sepse kontrata e tij me skuadrën e PSG-së përfundon shumë shpejt dhe nuk ka ndonjë lajm të mirë në lidhje me një rinovim të mundshëm.

Mediat italiane kanë vënë në dukje një operacion të çmendur nga ana financiare. Skuadra e Al Hilal, që është rivale me skuadrën e Al Nassr, ku luan Cristiano Ronaldo, i ka ofruar Messi-t një kontratë dy vjeçare, ku do të përfitojë 600 milionë euro.

Interesi për të parë edhe një herë të fundit rivalitetin mes Messi-t dhe Ronaldos është shumë i madh dhe mund të bëhet realitet, pasi fuqia ekomonike e skuadrave arabe është shumë e madhe në krahasim me ato në Evropë.

Nëse argjentinasi do ta pranonte këtë ofertë atëherë do të bëhej lojtari më i paguar në botë, duke lënë pas pikërisht rivalin e tij historik Cristiano Ronaldon.

Kontratë “faraonike” për dy vite, skuadra arabe i ofron

Të fundit