Flash News

E-TJERA

Kontroll i beftë në burgun e Durrësit, gjenden 5 Iphone të fshehur në dushe

Kontroll i beftë në burgun e Durrësit, gjenden 5 Iphone të

Një kontroll i befasishëm i forcave operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka zbuluar pesë telefona celularë të llojit iPhone brenda ambienteve të burgut të Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1 të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës. Gjatë verifikimeve, pajisjet e ndaluara u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, në ambientet e përbashkëta të të dënuarve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti, dhe V. I.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe Vladimir Ibrushi.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

 

Të fundit