Flash News

E-TJERA

Kontroll në IEVP Fier, gjendet një 'Nokia' e fshehur në lavatriçe dhe një mjet prerës

Kontroll në IEVP Fier, gjendet një 'Nokia' e fshehur në

Forcat Operacionale kanë ushtruar një kontroll në IEVP Fier ku janë gjetur disa sende të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, nga kontrolli në godinën B të burgut të Fierit është gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë dhe një shtizë të përshtatur si mjet prerës.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit ku u gjet brenda lavatriçes së dhomës një telefon celular tip “Nokia”. Ndërsa karikuesi i telefonit u gjet në po të njëjtën godinë, por në ambientet e dusheve.

Kontrollet blic janë kryer edhe më herët në IEVP Fier, por edhe në IEVP Peqin.

Të fundit