Flash News

E-TJERA

Kontroll në paraburgimin e Vlorës, sekuestrohen sende të ndaluara

Kontroll në paraburgimin e Vlorës, sekuestrohen sende të ndaluara

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht pas një kontrolli të papritur të zhvilluar mëngjesin e së shtunës në paraburgimin e Vlorës, ku u përfshinë forca të shumta operacionale.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë verifikuar në detaje si regjimi i brendshëm, ashtu edhe ai i jashtëm i institucionit. Kontrollet kanë përfshirë gjithsej 58 dhoma, si dhe ambientet e përbashkëta të të paraburgosurve.

Nga verifikimet, autoritetet kanë vendosur në rikontroll tre televizorë dhe një aparat digjital që rezultonte i pavulosur. Po ashtu, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar edhe disa sende të ndaluara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në mënyrë artizanale brenda ambienteve të paraburgimit.

“Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë.

Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.

Gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pa vulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë”, thuhet në njoftim. 

Të fundit