
Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
Kontrolle në 7 banesa, policia jep detaje nga operacioni "blic" në Nikël
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me operacionin "blic" të ushtruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Nikël të Krujës, nga forcat RENEA.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se janë kontrolluar shtëpitë e shtatë shtetasve me rekorde të mëparshme kriminale.
Pjesë e kontrollit kanë qenë banesat e Valter dhe Durim Bamit, e Ylli Çangu, Ervin Kodra, Bedri Haka, Marklen Haka e Gentjan Koçit.
Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura. Ndërkohë, pas kontrollit në banesat nuk janë gjetur prova të reja apo sende te jashtëligjshme. Janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare.
Njoftimi i plotë:
Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nëoperacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:
Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.
Ditari politik









Të fundit










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34
