Flash News

E-TJERA

Kontrolle në banesa e hotele/ Dalin detaje nga operacioni i SPAK, urdhër-arreste për 'kokat' e krimit

Kontrolle në banesa e hotele/ Dalin detaje nga operacioni i SPAK,

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme. Kjo e fundit ka lëshuar në total 32 urdhër-arreste për persona me rekorde kriminale.

Mes tyre, janë emra të njohru të botës së krimit si Suel Çela, Ervis Martinaj dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri e ish-kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sipas informacioneve të deritanishme, janë të pakten 10 të arrestuar. Ky aksion i SPAK-ut erdhi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, një emër i njohur për policinë, i cili u kthye në të penduar të drejtësisë.

Mësohet se janë firmosur gjithashtu mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve.

Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer dhe zyrtarë policie që dyshohet se ka pasur lidhje me kriminelë.

 

Të fundit