Flash News

E-TJERA

Kontrolle në biznese, policia spanjolle ‘zbarkon’ në Elbasan

Kontrolle në biznese, policia spanjolle ‘zbarkon’ në
Foto Ilustruese

Një operacion i përbashkët mes policisë spanjolle dhe asaj shqiptare është duke u zhvilluar në Elbasan.

Mësohet se efektivët janë duke kryer kontrolle në një qendër tregtare ku zhvillojnë aktivitet disa biznese. Operacioni po zhvillohet në kompleksin e banimit “Dardanët” pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.

Deri tani nuk dihet se kujt i përkasin bizneset ku po ushtrohet kontrolli. I gjithë operacioni po zhvillohet pa dhënë detaje dhe informacione shtesë.

Të fundit