Flash News

E-TJERA

Kontrolle për Martinaj, gazetari: Ka një bashkëpunim mes grupeve kriminale dhe policisë

Kontrolle për Martinaj, gazetari: Ka një bashkëpunim mes grupeve

Gazetari Julian Kasapi ka folur rreth operacionit në banesën e Ervis Martinajt ditën e sotme ku u sekuestruan një sërë endesh të jashtëligjshme, përfshirë arsenal armësh.

I ftuar në studion e “Open” në News 24, Kasapi tha ka një bashkëpunim mes grupeve kriminale dhe policisë duke marrë shkas nga uniformat e policisë që u gjetën në banesën e të shumëkërkuarit.

“Pati kontrolle dhe nuk u kontrollua tamam se ato ishin të përdorur nga vrasësit. Kjo është hera e dytë në shtëpinë e Martinaj. Kjo tregon një bashkëpunim mes grupeve kriminale dhe policisë. Kjo vlen për zona të ndryshme. Kur flasim për pamundësinë e hyrjes flasim dhe për atë të operacionit. Këtë e vërtetojnë dhe format e policisë të sekuestruar në këtë zonë. Si ka mundësi që janë kapelat, granata, ajo që të bën përshtypje është se sa shpesh gjenden këto uniforma. Mos të çuditemi më pas sesi dalin video që efektivët dalin dhe rrëmbejnë njerëz. Janë gjetur fishekë 12.7, jelek të policisë dhe aksesorë të tjerë. Ka ardhur momenti që policia duhet të japë një përgjigje”, tha Kasapi.

Të fundit