Flash News

E-TJERA

Kontrolle të rrepta në shkollat e Tiranës për zgjeben, mjeku tregon shenjat e para

Kontrolle të rrepta në shkollat e Tiranës për zgjeben,

Pas alarmit për përhapjen e zgjebes tek fëmijët e moshës shkollore në Pogradec, janë shtuar kontrollet edhe në shkollat e Tiranës.

Mjeku Dritan Ali konfirmoi për Euronews se në kryeqytet nuk është identifikuar asnjë rast i zgjebes në shkolla, duke theksuar se, megjithëse raste të izoluara kanë ekzistuar ndër vite, nuk ka vend për panik.

Zgjebja, e cila është një parazit i lëkurës që përhapet nga kontakti i afërt apo përmes shkëmbimit të rrobave dhe shtresave të shtratit, shfaqet kryesisht me kruajtje të fortë gjatë natës, sidomos në zona me lëkurë të ndjeshme.

Për trajtimin e saj, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave apo locioneve specifike. Mjediset më të rrezikuara për përhapjen e zgjebes janë çerdhet, kopshtet dhe azilet.

Të fundit