Flash News

E-TJERA

Kontrollet e RENEA në Shkodër, Safet Bajri nuk gjendet në banesë

Kontrollet e RENEA në Shkodër, Safet Bajri nuk gjendet në

Forcat RENEA zhvilluan një aksion blic në Shkodër në orët e para të mëngjesit, në kuadër të masakrës së Dobraçit të ndodhur disa muaj më parë.

Një prej personave që pritej të shoqërohej për atentatin me 4 viktima, ishte edhe Safet Bajri, por ky i fundit nuk është gjendur nga autoritetet.

SPAK urdhëroi arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur 23 Gusht 2024.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët u vetëdorëzuan pak javë më parë në policinë e Shkodrës, pasi ishin në kërkimin për dhunën barbare ndaj Vladimir Brucit. Ata janë njohur me akuzat e reja, krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup kriminal.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se pasditen e 23 gushtit të vitit të kaluar fshatin Rranxa në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani bashkë me persona të tjera anë përplasur me armë me Andrea dhe Aleksandër Prendi.

I pranishëm ka qenë dhe Safet Bajri, i cili udhëtonte me një automjet të blinduar.

Të fundit