Flash News

E-TJERA

Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar

Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim pas kontrolleve në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

SPAK njofton se kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi i cili ndodhet ende në fazën paraprake. SPAK thotë se për këtë arsye nuk mund të japë të dhëna.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.

Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.

Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të fundit