Flash News

E-TJERA

Kontrollet në kampin e MEK në Manzë, reagon Policia: Me urdhër të GJKKO

Kontrollet në kampin e MEK në Manzë, reagon Policia: Me

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kontrollet e ushtruara në ambientet dhe zyrat e kampit MEK, në Manëz, Durrës.

Policia sqaron se po zbaton vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate.

“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”, njofton policia në deklaratën për mediat.

Të fundit