Flash News

E-TJERA

Kontrollet në Shijak për Martinajn, Lala flet për pistat e reja: Mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë

Kontrollet në Shijak për Martinajn, Lala flet për pistat e reja:

Gazetarja Klodiana ka zbardhur detaje të reja mbi pistat ku po heton policia lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt.

E ftuar në ‘Open’, Lala tha se një burim ka informuar prokurorinë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

“Një burim ka informuar prokurorinë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe e ka rrëzuar . Në një dhomë këshillimi sekret është miratuar dhe ka pasur kontroll tek banesat në Shijak.

Nuk mund të them me saktësi nëse do ti shërbejnë zbardhje së ngjarjes. Për një çështje kaq të rëndësishme prokuroria dhe gjykata bëjnë ping-pong. Martinaj ka pasur njohje me pjesëtarë të grupit Avdylaj. Dhe pikërisht janë bërë kontrolle për këtë arsye.

Nuk mund të them se janë të dyshuar, flitet për rrëmbim dhe zhdukje. Gjurmët e tij të fundit rezultojnë të jenë në Durrës. Në rrethin e të dyshuarve ka edhe shumë persona të tjerë”, tha ajo.

 

Të fundit