Flash News

E-TJERA

Kontrolli në banesën e Martinajt, Lala tregon telefonatën nga burgu që alarmoi policinë

Kontrolli në banesën e Martinajt, Lala tregon telefonatën nga

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga operacioni që zhvilloi sot Policia e Shtetit në bashkëpunim me RENEA dhe Forcat e Posaçme Operacionale në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhahxallarëve të tij.

Lala tha në studion e News 24 se ka qenë një telefonatë e ardhur nga një burg i sigurisë së lartë e cila ka alarmuar Prokurorinë e Kurbinit. Sipas Lalës, një person i dënuar për vrasje ka telefonuar nga ky burg i sigurisë së lartë dhe ka dhënë informata që mund të hedhin dritë mbi fatin e Vis Martinajt.

“Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinjat. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqërua dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit është ngritur në alarm për pas një telefonate të përgjuar në burg të sigurisë së Lartë në këtë burg është një person i dënuar për vrasje. Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate ka dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente. Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara”, tha Lala.

Policia e Shtetit zhvilloi kontroll për 5 orë në banesën e Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij. Gjatë kontrollit u gjet arsenal armësh, municione luftarake dhe disa sende të tjera të jashtëligjshme.  

Të fundit