Flash News

E-TJERA

Kontrolli pasuror, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Kontrolli pasuror, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm për kontrollet në biznese dhe sekuestrimin e telefonit të saj.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Xoxa për kontrollin personal.

Në të njëjtin vendim, Apeli ka rrëzuar edhe ankimin që ka bërë Arbër Veliaj dhe dy kompani kundër vendimit të GJKKO-së për kontrolle.

Më herët GJKKO refuzoi kërkesën e Ajola Xoxës dhe të Arbër Veliajt për t’ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal.

Të fundit