Flash News

E-TJERA

‘Koordinator’ i Ramës me grupet kriminale, gazetarja nxjerr listën: Familjarët e Ergys Agasit me poste drejtuese në Durrës

‘Koordinator’ i Ramës me grupet kriminale, gazetarja nxjerr

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi për RAI3 se Ergys Agasi është koordinatori i kryeministrit Edi Rama me grupet kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një listë të të afërmve dhe familjarëve të Agasit të cilët rezultojnë të punësuar në disa poste drejtuese në Durrës. Lala ka renditur kushërinjtë, kunatin e Agasit të punësuar në AKU, OSHEE dhe në drejtorinë e Patentave.

Gazetarja paralajmëron se lista është më e gjatë, por do ta publikojë sapo të bëjë verifikimet.

Postimi:

Emerimet e Ergys Agasit ne Durres:

Xheni Beqaj (kunati i Fatmir Troplinit) - Drejtor i Targave dhe Patentave;

Gerti Hoxha (djali i halles se Ergys Agasit)- Drejtor rajonal i OSHEE-se per Qarkun Durres

Arsen Agasi (djal i xhaxhait te Ergys Agasit) shef i AKU per Portin;

Klesti Cela, kunati i Agasit -  Drejtor ASHK Tirana Rurale

Lista eshte me e gjate do ta perditesoj pasi te bej verefikimet

ps. Statusin e bindur qe sdo e shperndaje askush, sepse dhe statusin e pare pasi e hodhen portale te ndryshme e fshine me pas.

Të fundit