Flash News

E-TJERA

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit viziton Shqipërinë javën e ardhshme

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit viziton Shqipërinë

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. 

Sipas Departamentit të Shtetit, vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.

“Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.

Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile.

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit viziton Shqipërinë

Të fundit