Flash News


E-TJERA

Koordinatori i DASH Kundër Korrupsionit takon Dumanin dhe prokurorët e SPAK në Tiranë

Koordinatori i DASH Kundër Korrupsionit takon Dumanin dhe prokurorët e

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew mbërriti sot në Tiranë. 

Ai u takua pasditen e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorë të SPAK dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë. 

"Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së", informon ambasada amerikane.

Më herët, ambasada e SHBA ka theksuar se zyrtari Nephew do të riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi dhe përpjekjet e bëra për luftën ndaj korrupsionit dhe për mirëqeverisjen.

Të fundit