Flash News

E-TJERA

Kopjoi të dhënat e TIMS, Lala: Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm në Durrës

Kopjoi të dhënat e TIMS, Lala: Ervin Muça u financua nga

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se ish drejtori i IT  në Policinë e Shtetit, Ervin Muça që kopjoi të dhënat e TIMS ishte pa certifikatë sigurie dhe e mori këtë detyrë me financim të personave të pushtetshëm.

E ftuar në Open, Lala tha se me të ardhur në detyrë, Muça ka larguar të gjithë punonjësit dhe janë zëvendësuar me të tjerë.

“Drejtori i Policisë së Shtetit ia ka propozuar ministrit të Brendshëm, Çuçi. Me të ardhur në detyrë, Ervin Muça ka larguar të gjithë punonjësit dhe janë zëvendësuar me të tjerë. Besjon Tanuzi ka qëndruar vetëm një muaj në detyrë për të marrë të dhënat në sistemin TIMS. Muça ka përdorur kartën e një punonjëse për të hyrë në institucion. Ka bërë back-up pa lajmëruar eprorët.

Prokuroria e Tiranës thotë se nuk ka nevojë për back-up, pasi e bën automatikisht sistemi. Duhet t’i themi faleminderit Ardit Muços (sot është papunë). Nuk ka pranuar të hyjë në sistem dhe u ka kërkuar vartësve të mos dorëzonin kodet. Zyrtarët kanë deklaruar se nëse nuk do dorëzonim kodet do të shkonim në Prokurori.

Në momentet që Ardit Muço, që është djali i një zyrtari të lartë policie, ka refuzuar të japë kodet, Ervin Muça ka urdhëruar t’i ndërpritet aksesi në sistem. Aty shkon edhe një zonjë pa asnjë lidhje me sistemin TIMS. Denoncimi ka vajtur pesë ditë më vonë. Për pesë ditë, policia ka lejuar që aty të bëhet një masakër nëse mund ta them kështu. Ervin Muça nuk kishte certifikatë sigurie.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm na thotë se deputetët nuk kishin certifikatë sigurie, në fakt vetë Ministria dhe policia i kishte dhënë të gjithë “minierën e arit” një njeriu që nuk kishte certifikatë sigurie. Ky personazh kishte rekorde jashtë. E treta, ky personazh jo vetëm kishte ardhur si kandidat i vetëm dhe i financuar nga persona të pushtetshëm nga Durrësi dhe kam prova për këtë. Certifikata e sigurisë i mungonte. Në momentin që ka ndërprerë aksesin për të tjerët. Pasi kishte nisur komisioni hetimor, ata u kujtuan se i duhet refuzuar certifikata e sigurisë”, tha ajo.

Kujtojme se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është vendosur në 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS. 

Të fundit