Flash News

E-TJERA

Korçarët në protestë për premtimet e pambajtura të Filos: Duam rrugë, s’ka kanalizime

Korçarët në protestë për premtimet e pambajtura

Banorët e lagjes nr. 3 në qytetin e Korçës kanë dalë në protestë për premtimet e pambajtura të bashkisë, së drejtuar nga Sotiraq Filo.

Mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza janë disa nga problemet që  ata shtrojnë.

Të indinjuar nga mungesa e vëmendjes banorët thonë se kanë marrë veçse premtime boshe në kohë fushatash dhe asnjëherë nuk është konkretizuar asgjë.

Edhe pse është lagje e qytetit të Korçës banorët thonë se nuk është investuar as në kanalizimin e ujërave të zeza duke jetuar si në mesjetë me gropa septike.

Ata thonë se kanë mbi 20 vite me këtë problem që mbetet ende i pazgjidhur.

 

Të fundit