Flash News

E-TJERA

Korçë/ 54-vjeçari i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet se është mbytur në rezervuar

Korçë/ 54-vjeçari i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet se

Prej gjashtë ditësh nuk ka asnjë gjurmë nga 54-vjeçari Valmir Lame, banor i fshatit Kamenicë në Korçë, i cili u zhduk më 26 janar. Familjarët e tij kanë ngritur alarmin, ndërsa policia ka nisur kërkimet për ta gjetur.

Një ditë pas zhdukjes, kushëriri i tij, shtetasi A. V., 61 vjeç, bëri kallëzim në polici, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Sipas dëshmitarëve, Lame është parë për herë të fundit në fshatin Kamenicë, ndërsa dyshohet se mund të jetë mbytur në rezervuarin e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët, të cilët po kontrollojnë rezervuarin, ndërsa efektivët e Policisë së Korçës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes misterioze të 54-vjeçarit.

Të fundit