Flash News

E-TJERA

Korçë, 62-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e banesës

Korçë, 62-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Çiflig të Korçës, ku një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është konstatuar nga familjarët e tij, të cilët menjëherë kanë lajmëruar autoritetet.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa dyshohet se 62-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të fundit