Flash News

E-TJERA

Korçë/ Aksi Dardhë-Boboshticë i kalueshëm vetëm me zinxhirë, në disa zona mungon energjia elektrike

Korçë/ Aksi Dardhë-Boboshticë i kalueshëm vetëm

Në Qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje dëbore në zonat malore, ku trashësia e saj është 5-10 cm.

Autoritete njoftojnë se të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura, me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë, ku në orët e para të mëngjesit lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir ose goma dimërore.

Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr. 6, të Mollasit në bashkinë Kolonjë, ku OSHEE po vijon punën për riparimin e defektit.

NJjoftimi i plotë:

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur rreshje shiu me intesitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur rreshje debore ku trashësia e saj eshte 5-10 cm.

Aktualisht rreshje nuk ka.

Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi paraqitet e mirë. Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mengjesit lëvizja e mjeteve rekumandohet me zinxhir, ose goma dimërore.

Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjine ka dhe zona e Vithkuqit.

Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe ne kete fider.

Të fundit