Flash News

E-TJERA

Korçë/ Bie nga zetori, humb jetën 60-vjeçari

Korçë/ Bie nga zetori, humb jetën 60-vjeçari

Një person ka humbur jetën në fshatin Dishnicë të Korçës, pasi ka rënë aksidentalisht nga zetori.

Viktima është 60-vjeçari Kostika Nunka, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin bujqësor të ngarkuar me pleh, sëbashku me shtetasin Azbi Shkëmbi.

Dyshohet se 60-vjecari ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e mjetit dhe ka pësuar dëmë në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga ku do të zbardhë më tepër për këtë ngjarje.

Të fundit