Flash News

E-TJERA

Korçë/ Burri hedh gruan nga shkallët, i thyen këmbën dhe e mban 5 ditë pa mjekim në banesë

Korçë/ Burri hedh gruan nga shkallët, i thyen këmbën

Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës me fraktura dhe shenja dhune.

Mësohet se 55 vjeçarja Diana Mulla është dhunuar nga bashkëshorti , Fatos Mulla, i cili e ka shtyrë në shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë, por ai e ka mbajtur në banesë deri ditën e djeshme, e më pas e ka çuar në spital, aty ku e dhunuara ka treguar dinamikën e ngjarjes për bluzat e bardha .

Ajo tregon se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës. Denoncimi u bë sot prej saj në uniformat blu, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.

Të fundit