Flash News

E-TJERA

Korçë/ Dy të plagosur me thikë pas një konflikti në lokal, shoqërohen tre persona

Korçë/  Dy të plagosur me thikë pas një konflikti

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, në ambientet e një lokali.

Gjatë sherrit, janë dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në Komisariat tre persona të dyshuar si autorë të plagosjes: I. Sh., D. P. dhe G. D.

Njoftimi

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit