Flash News

E-TJERA

Korçë/ Fqinja njofton policinë, e moshuara gjendet e pajetë në shtëpi

Korçë/ Fqinja njofton policinë, e moshuara gjendet e

Një grua e moshuar është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave të para, 70-vjeçarja jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr. 17. Mungesa e saj për disa ditë ka ngritur dyshime tek fqinja, e cila njoftoi policinë pasi nuk e kishte parë të dilte nga banesa.

Forcat e rendit kanë hyrë në apartament dhe kanë gjetur të moshuarën pa shenja jete.

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë prej disa ditësh.

Nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Të fundit