Flash News

E-TJERA

Korçë/ Gjendet i pajetë në një kanal një 72-vjeçar

Korçë/ Gjendet i pajetë në një kanal një

Gjendet i pajetë në një kanal në fshatin Pojan të Korçës një person rreth 72 vjeç.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 20:25, në rrugën “Pojan-Zvezdë”, Maliq, në një kanal, është gjetur i pajetë shtetasi R. M., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Pojan. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Të fundit