Flash News

E-TJERA

Korçë/ I moshuari gjendet i pajetë në një pus uji

Korçë/ I moshuari gjendet i pajetë në një pus uji

Një 89-vjeçar nga Korça ka rënë në pus dhe është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç, ku i moshuari i identifikuar si Hekuran Kapellani është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se i moshuari vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Grupi​ hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.11.2020, rreth orës 08:00, në fshatin Barç, është gjetur i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Grupi​ hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit