Flash News

E-TJERA

Korçë/ I moshuari përplas këmbësoren me makinë, ndërron jetë në vend 50-vjeçarja

Korçë/ I moshuari përplas këmbësoren me makinë,

NJë aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Voskopojës, ne Korçë.

Policia njofton se  F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

"Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit", njofton policia. 

Të fundit