Flash News

E-TJERA

Korçë/ Punonjësi i Policisë Ushtarake kërcënon me armën e shërbimit qytetarin

Korçë/ Punonjësi i Policisë Ushtarake kërcënon

Një punonjës i Policisë Ushtarake në Korçë ka kërcënuar me armën e shërbimit një qytetar.

Siç njofton policia, shtetasi E. F., 33 vjeç ka kanosur me armë shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Efektivi është proceduar në gjendje të lirë dhe bashkë me të edhe pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, pasi kishte punësuar shtetasin V. B., si punonjës sigurie në mënyrë të jashtëligjshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 34 vjeç dhe E. F., 33 vjeç

Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi nga veprimet hetimore të kryera për një konflikt të ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Korçë, dyshohet se shtetasi E. F., 33 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin V. B., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi M. C., pronari i lokalit, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin E. F., si punonjës sigurie në lokal. Arma e shërbimit e shtetasit E. F. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit