Flash News

E-TJERA

Korrupsion dhe falsifikim tamponësh, policia arreston mjekun tek Instituti i Higjienës

Korrupsion dhe falsifikim tamponësh, policia arreston mjekun tek Instituti
Foto ilustruese

Me urdhër të SPAK-ut, policia ka vënë në pranga mjekun pranë Institutit të Higjenës, Niko Nika. Ky i fundit akuzohet për korrupsion dhe tamponë Covid-i jashte radhe dhe të falsifikuar. 

Sipas njoftimit të policisë, mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë".

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur për 66 vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”. Mjeku është arrestuar gjatë një aksioni, ku në pranga kanë rënë edhe 11 persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

 

Të fundit