Flash News

E-TJERA

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i policisë te Hani i Hotit

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka arrestuar Inspektorin P.Q., punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Nga hetimet ka rezultuar se Inspektori P.Q. nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili ishte në kërkim nga Interpoli dhe kaloi pa pengesa përmes pikës së kontrollit.

Hetimet janë ende në vazhdim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të verifikuar nëse janë përfshirë punonjës të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Të fundit